
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pranon gjykimin e shkurtuar për inceneratorin e Fierit.
Gjykimi i shkurtuar është pranuar për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretarin e kësaj ministrie Alqi Bllakon dhe 14 të pandehur të tjerë, si dhe tre kompani juridike.
Me vendimin e sotëm, çështja për inceneratorin e Fierit kalon për gjykim në themel, ku me gjykim të shkurtuar në momentin e dhënies së vendimit ulet 1/3 e dënimit.
Për të pandehurit Etleva Kondi, Arenc Myrtezani dhe Giussepe Chiafaglione procesi u veçua, pasi do të vijojë me procedurën e gjykimit të zakonshëm.
Alqi Bllako në bashkëpunim me Lefter Kokën dhe zyrtarë vendorë në Fier, akuzohet se kanë falsifikuar dokumentet dhe kanë ndryshuar destinacionin e pronës ku do të ndërtohej inceneratori.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion aktiv i zyrtarëve të lartë”.



