GJKKO liron kryebashkiakun e Tropojës, detyrim paraqitje për Byberin dhe zëvendësin e tij (VIDEO)

GJKKO liron kryebashkiakun e Tropojës, detyrim paraqitje për Byberin dhe zëvendësin e tij (VIDEO)

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi sot shuarjen e masës së sigurimit “arrest shtëpie” të caktuar ndaj kryetarit të Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi dhe zëvendësit të tij, Abedin Kërnaja, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi ndaj tyre caktimin e masës “detyrim paraqitje”. Gazetari Besmir Pula në një raportim për Mcn Live bën me dije:

GJJKO ka liruar nga arresti shtëpiak kryetarin e bashkisë Rexhë Byberi dhe nënkryetarin Abedin Këranja, të hetuar për shpërdorim detyre. Është vendosur për të dy këta shtetas që të paraqiten një herë në muaj në policinë gjyqësore, në masën detyrim paraqitje. Sipas SPAK rezulton se drejtuesi i bashkisë gjatë procesin për hapjen e një rrugë, s’janë zbatuar të gjitha procedurat siç duhet të ndiqen. Një nga to është marrja leje pranë institucionit të bashkisë. Duhet që kjo leje të bashkërendonte dhe të komunikohej me agjenci të tjera, si Agjencia për Mbrojtjen e Pyjeve dhe Ministria e Mjedisit, që duhet të jepte aprovimin e saj, që ky akt të zhvillohej. Mos ndjekja e kësaj procedure ka bërë që këta institucionarë të bashkisë të jenë në arrest shtëpie. Sot kjo masë është zhvlerësuar dhe është lënë vetëm masa detyrim paraqitje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy