Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë për shpalljen e vendimit për subjektin e revlerësimit Enkeleda Osmani (Xhengo), prokurore pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.
Trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Roland Ilia, Brunilda Bekteshi pas analizimit të provave dhe fakteve vendosi konfirmimin në detyrë të prokurores, Enkeleda Osmani (Xhengo).
Prokurorja Enkeleda Osmani (Xhengo) e Prokurorisë së Durrësit u përball të martën më 14 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për tri kriteret e vlerësimit, ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional e cila i kalojë të tre kriteret e vlerësimit duke u konfirmuar në detyrë.
Enkeleda Osmani (Xhengo) ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe punon si prokurore në Prokurorinë e Durrësit prej gati 15 vitesh. Në vitin 2019, Osmani kandidoi për një vend në Prokurorinë e Posaçme, SPAK pa mundur që të përzgjidhet.



