Bejko: Veliaj më i egër në politikë se Rama dhe Berisha bashkë (VIDEO)

Bejko: Veliaj më i egër në politikë se Rama dhe Berisha bashkë (VIDEO)

Analisti Roland Bejko thotë se kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj është më i egër në politikë se Edi Rama dhe Sali Berisha.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se fakti që gjykata kërkoi të njihet me provat e reja por edhe avokatët e zotit Velaij, tregon se diçka të re ka pasur.

Ne dimë që nga përgjimet ambientale që i janë bërë zotit Velaij ku udhëzonte familjarët për përdorimin e mediave që e mbështesin atë të sulmohen prokurorin dhe gjyqtarin.

Unë kam parë media që deri dje i dija të pa kapura, sa kanë bërë biografinë e prokurorit dhe gjyqtarit.

Për të hedhur tymnajë dhe parë që ata që hetojnë Veliajn nuk janë shqiptarë dhe përdoren nga agjentura të huaja.

Por këtu flitet për abuzimet që ka bërë me pushtetin Veliaj dhe për këtë do të hetohet dhe ky proces nëse ka për të ndodhur do të ndodhë.

Kur këto media i paguan duke abuzuar me fondet e taksapaguesve kjo është çmenduri dhe marrëzi.

Erion Veliaj kur ka hyrë në politikë shikohej si politikan i ri dhe ndryshe, por doli se ishte dhe më i shëmtuar në politikëbërjen e tij me qasjen ndaj pushtetit, kundërshtarëve politikë, është më i egër se Rama dhe Berisha bashkë.

Ai nuk bën as në shumë dhe as më pak se sa kanë bërë Rama, Berisha dhe Meta, që kur kanë pasur probleme me drejtësinë duke përdorur mediat kanë anatemuar prokurorët dhe gjyqtarët.

Është krijuar një tipologji ku ata të cilët i përkasin pushtetit ekzekutiv kërcënohen nga drejtësia dhe e përdorin paranë e bërë në mënyrë të paligjshme për të sulmuar drejtësinë duke përdorur median.

Drejtësinë e ka sulmuar Sali Berisha, sidomos kohët e fundit, Edi Rama pak më i sofistikuar, Ilir Meta nuk është përmbajtur për drejtësinë dhe secili nga këta ka mediat e veta, por ka përdorur dhe mediat që ka kundërshtari i vetë politik kur kanë hallin e përbashkët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy