Ekzekutimi me dy plumba i nënkomisarit në Lezhë, Rexhepi: Dështim i policisë, Aldi Rama mund të jetë vrarë

Ekzekutimi me dy plumba i nënkomisarit në Lezhë, Rexhepi: Dështim i policisë, Aldi Rama mund të jetë vrarë

Ekzekutimi me dy plumba i nënkomisarit Saimir Hoxha nga Aldi Rama një ditë më parë tronditi vendin. Për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Lezhë eksperti Artan Rexhepi akuzoi policinë që sipas tij po vuan nga një mentalitet i vjetëruar që nënvlerëson krimin dhe nuk merr masa përballë tij.

Nga studio e lajmeve të MCN TV Rexhepi tha se efektivët duhet të kishin një plan operacional përpara se të niseshin sepse në operacione të tilla mund të ketë kundërpërgjigje me armë. Eksperti po ashtu ngriti dyshime se autori i dyshuar Aldi Rama, i cili ndërroi jetë sot në Spitalin e Traumës mund të jetë vrarë dhe jo vetëvrarë.

Intervista:

Zoti Rexhepi do ta nisim bisedën me pyetjen. A mund të parandalohej kjo ngjarje dhe si?

Rexhepi: Në gjykimin tim ngjarja është shumë e rëndë por policia vuan nga një mentalitet i vjetëruar, e nënvlerëson krimin dhe nuk merr masa përballë tij.

Si i vlerësoni veprimet profesionale të policisë në këtë rast?

Rexhepi: Shumë mirë që ngjarja po vlerësohet. Flitet për një operacion anti-kabnabis. Si mund të shkohet pa marrë masa. Duhet të kishin pasur plan operacional të mirë sepse mund të pritet reagim me armë. Kjo fillon dhe mbaron tek shteti. Autori i krimit ka qenë nën arrest shtëpie. Nëse inspektori do ta kishte nën vëzhgim ai s’do kishte dalë nga shtëpia.

Policia nuk kishte uniform?

Rexhepi: Për mua është dështim i policisë, e ritheksoj se kanë mentalitet të vjetëruar dhe krimi po vret e po vret pa fund.

Nuk synohet të drejtohen drejtuesit?

Rexhepi: Drejtuesit po e po, por duhet të ndryshohet mentaliteti i policisë sepse vazhdon me mentalitetin enverist. Edhe dy infektivët që e shoqëronin nuk kanë reaguar. Kjo ngjarje çalon edhe në aspektin e mbrojtjes. Flitet për vetëvrasje, por për mendimin tim mund të jetë edhe vrasje.

Nëse do të ishte kështu siç dyshoni pse nuk do bëhej publike

Rexhepi: Edhe nëse nuk është ashtu ngjarja është e dështuar. Policia e ka për detyrë ti kapë gjallë sepse kjo mund ti jepte shumë informacion për operacionin. Ka pika të errëta për mendimin tim. Dy të rinjtë e tjerë mbrojnë veten. Beteja ndaj trafikut është e humbur. Unë kam informacione dhe një nga arsyet pse Holanda nuk jep votën është pikërisht trafiku i drogës.

Çfarë duhet të bëjmë për ta ndryshuar?

Nëse do ta kisha në dorë do ti çoja të gjithë në shtëpi dhe të hynin nga e para. Një polic që ka ruajtur parcelat e hashashit nuk mund të futet më në polici sepse ka krijuar standarde. Trimëri me krimin për sa kohë s’je i mbrojtur nuk ka. Në polici nuk mund të futet kushdo dhe nuk mund të hiqet kushdo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy