Dita Botërore e Fëmijëve të Zhdukur/ Juliani, Bleona dhe Mateo, tre shqiptarët që nuk u gjendën kurrë

Dita Botërore e Fëmijëve të Zhdukur/ Juliani, Bleona dhe Mateo, tre shqiptarët që nuk u gjendën kurrë

Sot është Dita Botërore e fëmijëve të zhdukur. Me mijëra fëmijë kanë humbur ndërsa ende nuk dihet fati i tyre.

Sipas ‘Global Missing kids’, 6.255 fëmijë janë zhdukur në të gjithë botën dhe ende nuk ka asnjë shenjë prej tyre. Në mesin e tyre rezultojnë edhe trë fëmijë shqiptarë të zhdukur prej vitesh, Julian Cela, Mateo Bejaj dhe Bleona Mata.

Mes tyre është edhe rasti i Bleona Matës, e cila u zhduk në vitin 2014. Rasti bëri bujë të madhe në media, ndërsa e ëma vazhdon ta kërkojë.

“Bleona është zhdukur nga fshati Zapod, Kukes që në datën 22 maj 2010. Policia ka zhvilluar kërkime deri tani por pa sukses. Bleona në krahun e djathte të mjekrës ka një shenjë djegie prej 2 cm”, shkruhet në portalin botërorë për Bleona.

Po ashtu i zhdukur rezulton edhe Julian Cela, i datëlindjes 09/05/2002, i cili këtë vit mbush 18 vjeç, është zhdukur më 30 nëntor 2012 në rrethana të paditura.

Mateo Bejaj ka humbur më 16/07/2011. Ai është parë për herë të fundit në fshati Fitore, Vlorë.

Për fatin e tre të miturve, ende tash e sa vite, nuk ka asnjë lajm. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy