Sektori farmaceutik dhuron barna për Ukrainën/ Toma: Më shumë se veprim humanitar, detyrim për të qenë në këtë front (VIDEO)

Sektori farmaceutik dhuron barna për Ukrainën/ Toma: Më shumë se veprim humanitar, detyrim për të qenë në këtë front (VIDEO)

Urdhri i farmacisteve ka bërë thirrje të gjitha kompanive farmaceutike, importues shpërndarës, prodhues farmaceutik dhe farmaci, t'i bashkohen nismës për dhurimin e barnave dhe materialeve mjekësore për popullin ukrainas. Lidhur me këtë nismë në një lidhje skype në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ presidentja e Urdhrit të farmacistëve, Diana Toma ka deklaruar se ky sektor duhet të jetë dhe më i ndjeshmi përsa i përket situatës në Ukrainë.

Ajo u shpreh se kjo thirrje i është drejtuar kompanive farmaceutike, ndërsa shtoi se as qytetarët nuk përjashtohen nga dëshira, por ata nuk mund ti përgjigjen dot me barna kërkesës por vetëm me materiale mjekësore. Toma shtoi se ky nuk duhet të shihet si një veprim humanitar nga ana e këtij sektori, por si një detyrim për të qenë në këtë front.

Sektori farmaceutik duhet të jetë sektori më i ndjeshëm për këtë situatë. Ndërhyrja e urdhrit në këtë fushatë sensibilizuese mua më duket jo një veprim humanitar por detyrim ne duhet të jemi patjetër në këtë front. Nuk është hera e parë, edhe në këtë rast e pamë si domosdoshmëri që urdhri i farmacistëve të futej në këtë veprimtari aktuale. Nëse njerëzit mblidhen dhe bëjnë donacione me veshmbathje apo gjithçka që ata mendojnë, farmacia ka në dorë transportin e barnave në mënyrën e duhur. Ne kemi pasur kontakt me ambasadën ukrainase dhe kemi kërkuar një listë me preparatet më të domosdoshme e cila na ka dërguar një listë ku kërkohen antibiotik, barna për sëmundje kronike pra gjithçkaja e farmaceutikës është brenda listës dhe domosdoshmëria është edhe për mjekime, si ujë i oksigjenuar, fasha etj për të plagosurit. Duke qenë se thirrjen po e bëjmë si institucion, nga prodhuesi, importuesi, shpërndarja, pra thirrja ka qenë për të gjitha këto hallka. Sa u takon qytetarëve më vjen mirë që shqiptarët e kanë akoma shpirtin e bamirësisë, është një situatë e jashtëzakonshme të përgjigjemi me të shpjetën e mundshme për të ndihmuar. Edhe qytetarët e thjeshtë nuk e di sesa mundet të jenë kontribues, mundet që ta orientojmë pikërisht te mjetet e mjekimit që janë të domosdoshme për mjekim, por jo barnat që kanë nevojë për ruajtjen.

E pyetur se cili është kontribuesi kryesor dhe a ka interes, Toma tha se sektori farmaceutik nuk ka ngurruar për ti ardhur në ndihmë qytetarëve të Ukrainës.

Na kanë kontaktuar dhe në të tilla situata sektori farmaceutik nuk ka qenë i ngurruar për të ndihmuar. Ne kemi një praktikë që e kemi nisur kur ka pasur nevojë qoftë Shqipëria apo Kosova dhe tani po vazhdojmë praktikën e nisur vite më parë. Ngërçet janë hasur në zinxhirët e donacioneve dhe jo nga ne, janë shumë kompani të gatshëm për të ndihmuar. Në rastin e Shqipërisë nuk është në qëllim të matet pesha ne kemi pjesët relative tonat. Sektori farmaceutik është mjaftueshëm për të përballuar kërkesat, por ma do mendja nuk vlerësoj faktin se sa ne do realizojmë kërkesat e qytetarëve të Ukrainës ne duhet të vlerësojmë faktin se nuk duhet të gjendemi vetëm me fjalë dhe emocione pranë tyre por dhe me këtë pjesë të prekshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy