Playboy bën kthesën e madhe

Playboy bën kthesën e madhe

Pasi kaloi në versionin digjital, duke lënë mbrapa një histori të gjatë si revista më e preferuar e meshkujve, Playboy ka bërë një kthesë të re. Në kopertinën e tetorit 2021, për herë të parë në historinë e Playboy, është një mashkull gei.

Bretman Rock, 23 vjeç, bëhet i pari mashkull homoseksual që del në kopertinë.

Influenceri filipinas që jeton në Havai u bë i famshëm me videot e tij në Youtube, ku bënte grim.

"Unë jam një lepurush @playboy," shkroi Rock në Twitter krahas fotove të kopertinës dixhitale.

Rock nuk është burri i parë në kopertinë. Revista ekskluzivisht mashkullore ka pasur më parë në kopertinë themeluesin e saj, Hugh Hefner dhe, në korrik 2020, yllin e popit latin Bad Bunny. Por Rock është burri i parë homoseksual që del në faqen e parë të revistës.

Playboy e ka bërë këtë zgjedhje pas një marrëveshjeje me komunitetin LGBT.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy