Është çelur sot legjislatura e re e Kuvendit të Shqipërisë, ku gjatë seancës është kryer edhe verifikimi i mandative dhe betimi i deputetëve të rinj.
Ndërkaq janë depozituar dy shkresa për heqje dorë nga mandati i deputetit, konkretisht nga Tom Doshi dhe Sabina Jorgo.
Gjatë seancës nuk munguan tensionet, ku opozita kundërshtoi emërimin e Niko Peleshit si kryetar i ri i Kuvendit.
Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi tha se mazhoranca s’ka legjitimitet për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.
“Kjo shumicë nuk ka legjitimitetin për të zgjedhur kryetar i Kuvendit, aq më tepër sikur të ulësh në karrigen e kryetarin e Kuvendit Klodian Zoton. Me këtë propozim që ju po bëni thjesht po na tregoni që filozofia juaj është vjedhje dhe krim”, tha Bardhi.
PD po bojkoton procesin e votimit, duke zgjedhur një formë proteste të votës me posterat e McGonigalit.



