
Një ditë pas vrasjes së dyfishtë në Roskovec, rrethanat që çuan në krimin brenda familjes mbeten ende të paqarta. Ndërkohë, është zbardhur edhe dëshmia e djalit të viktimave, i cili ka deklaruar për grupin hetimor se i ati kohët e fundit ishte bërë një person konfliktual. Këtë të mërkurë është përcjellë për në banesën e fundit 73-vjeçarja, ndërsa trupi i Shefit Rrapaj vijon të ndodhet në morg.



