Shtatzënia pas moshës 35-vjeç/ Keta: Fëmija i mirëpritur në çdo kohë, kërkon më shumë kujdes dhe ekzaminime

Shtatzënia pas moshës 35-vjeç/ Keta: Fëmija i mirëpritur në çdo kohë, kërkon më shumë kujdes dhe ekzaminime

Mimoza Keta mjeke gjinekologe e ftuar në ‘Zgjohu me MCN’ ka folur për shtatzënitë pas moshës 35 vjeçare për të cilat shprehet se janë disi më të vështira krahasuar me ato në moshë më të re.

Ajo tregon se mosha ideale për të lindur fëmijë është nga 25 deri në 33, por gjithsesi fëmija është i mirëpritur në çdo moment nëse bëhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme.

Duhet të kesh dëshirën në fillim dhe nëse vërtet ndjen kënaqësinë shtatzënia shkon shumë mirë. Mosha më e bukur për të lindur një bebe është 25-30 vjeç, apo 33 vjeç. Shkolla apo karriera është një nga faktorët kryesorë që ndikon në shtyrjen e moshës për lindjen e një fëmije. Tendencën e shoh që ka nisur të rritet mosha për të mbetur shtatzënë.

Në momentet që ne shohim që je brenda parametrave normal atëherë ne themi po mund ta vazhdosh këtë shtatzëni. Ne vazhdojmë akoma me përdorimin e acidit folik ndikon në mënyrë të mirë në tubit neural të bebit dhe të gjitha këto bëjnë që ne vazhdojmë ta rekomandojmë marrjen e acidit folik.

Bëhen të gjitha analizat për ekzaminimet e nevojshme. Kjo këshill bëhet në të gjitha shtatzënitë. Veza është me moshën e nënës dhe me rritjen e saj vjen duke u ulur dhe kjo ul dhe mundësitë për të pasur një shtatzëni. OBSH rekomandon që një lindje nga tjetra të bëhet me një diferencë 2 vjeçare.

Gratë në moshë të madhe mund të kenë mundësi më të madhe për abord për lindje të parakohshme, apo fëmijë me defekte gjenetike. Për të eliminuar këto sot ekzistojnë analiza specifike, siç është dhe testi NIPT, i rekomandueshëm për cdo shtatzëni sepse përcakton ecurinë e bebes nëse ka apo jo anomali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy