25- vjetori i çlirimit të Kosovës/ Begaj: Përvjetor i shenjtë. Kemi nevojë më shumë se kurrë për manifest krenarie kombëtare

25- vjetori i çlirimit të Kosovës/ Begaj: Përvjetor i shenjtë. Kemi nevojë më shumë se kurrë për manifest krenarie kombëtare

Në nderim të 25 vjetorit të çlirimit të vendit, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne.

 

Drupal Ad

 

 

 

Fjalim rastin mbajti edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili kujtoj kontributin e madh të presidentit historik Ibrahim Rugova, e veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Ai veçoi sakrifica e familjes Jashari, të cilët i quajti “flakadanë të lirisë”.

Përulemi me nderim para martirëve dhe figurave të shquara.

Sot nderojmë Ibrahim Rugovën, arkitektin e Pavarësisë, simbolin e rezistencës paqësore.

Nderojmë kryetrimin, Adem Jashari, legjendë e gjallë e atdhedashurisë. Burra të tillë rrallë i lindë historia.

Kosova nuk ishte vetëm. Qindra vëllezër nga Shqipëria, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut e Diaspora iu bashkuan luftës.

Shqipëria hapi zemrën dhe dyert e shtëpive për vëllezërit e motrat e dëbuar nga spastrimi etnik e gjenocidi i Millosheviçit.

Kosova nuk ishte vetëm! SHBA-ja, Britania e Madhe, BE-ja dhe NATO, mbështetësit e fuqishëm të kauzës së saj, ndërhyrja e të cilëve ndaloi spastrimin etnik, gjenocidin, dhe i dha të drejtë popullit që kërkonte lirinë.

Për presidentin Begaj, sot shqiptarët kanë nevojë për të ruajtur dhe forcuar kohezionin kombëtar dhe socio-kulturor edhe sot.

Kosova dhe Shqipëria janë dy, dy shtete, një komb, një gjak, një gjuhë, një ëndërr dhe aspiratë e madhe

 Shqiptarët kanë nevojë për të ruajtur dhe forcuar kohezionin kombëtar dhe socio-kulturor edhe sot,

Në sfidat e kohërave, epokave dhe padrejtësive, shqiptarët e kanë të pacenueshëm shqiptarizmin.

 Kemi nevojë më shumë se kurrë për manifest krenarie kombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy