Abuzimet me tenderat e AKSHI-t/ 30 masa nga SPAK, 6 me burg. Akuzat për Karçanaj, dy biznesmenët dhe drejtuesin e policisë

Abuzimet me tenderat e AKSHI-t/ 30 masa nga SPAK, 6 me burg. Akuzat për Karçanaj, dy biznesmenët dhe drejtuesin e policisë

Zbulohen detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit lidhur me abuzimin e konstatuara me tenderat e Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. 

 

Gazetari Arsen Rusta raportoi për “MCN Live” se bazuar në hetimet e kryera janë lëshuar 30 masa, mes tyre 6 arrest me burg.

 

Pas një serie maratonë deklarimesh dhe marrjesh në pyetje ku në Prokurorinë e Posaçme kanë qenë drejtuesja e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, biznesmenët Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi, janë lëshuar 30 masa, 6 masa arrest me burg dhe të tjera kontrolli dhe masa sigurie që lidhen me sekuestro. 

 

“Arrest me burg” është lëshuar për biznesmenët Agasi dhe Beqiri, ndërsa për Karçanaj është ekzekutuar masa “arrest shtëpie”. Pezullim nga detyra është vendosur për zëvendësdrejtorin i krimeve i policisë së Tiranës, Erion Ismaili, masë e cila është ekzekutuar. 

 

Operacioni nuk ka përfunduar ende, ndërsa Prokuroria ka njoftuar se do të ketë komunikim në vijim. Kjo dosje është ndjekur nga prokurorët Altin Dumani dhe Bledar Maksuti. Pjesa më e madhe e masave janë ekzekutuar, ndërsa për biznesmenin Ermal Beqiri thuhet se ndodhet jashtë territorit të Shqipërisë por operacioni është në vijim e sipër. 

 

Janë 12 prokurime të proceduara që AKSHI ka bërë me biznese të ndryshme, bëhet fjalë për favorizime, shpërdorim detyre dhe pastrim parash. Ka dyshime se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal, por duhet të presim që të njihemi zyrtarisht me akuzat. 

 

Për drejtuesin e policisë Erion Ismaili nuk dihet vepra e konsumuar dhe elementi i konsumuar, por akuzohet për abuzim me detyrën, por nuk dihet episodi ku është përfshirë, nëse ka dekonspiruar një operacion apo ka lejuar një aktivitet të paligjshëm.

 

Ermal Beqiri si biznesmen dyshohet se është favorizuar me anë të lidhjeve që ka pasur me drejtuesen e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, që rezultojnë pronarë të kompanive që kanë marrë praktika të tenderuara nga AKSHI.

 

Ndërsa gazetari Besmir Pula nga rezidenca “Kodra e Diellit” raportoi se që në orët e para të mëngjesit ka patur aksion dhe kontrolle në banesat e personave ndaj të cilët SPAK ka lëshuar urdhër arrestesh lidhur me dosjen nën hetim. 

 

Sipas tij, aktualisht situata duket e qetë, operacionet janë kryer në orët e para të mëngjesit, ku agjentët e BKH kanë kryer kontrolle.

 

Janë të paktën 6 masa sigurie të lëshuara, njëra për drejtoreshën e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj ndaj së cilës është ekzekutuar masa “arrest shtëpie”. Ndërsa për Ergys Agasin dhe Ermal Beqiraj Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrest me burg. 

 

Hetimet lidhen me tenderat e AKSHI-t ku një javë më parë zonja Karçanaj është marrë në pyetje për procedura tenderuese të cilat mendohet të jenë të paracaktuara. Masat e sigurisë janë lëshuar për shkeljen e barazisë në tendera. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy