Kthjellime dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Kthjellime dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve në ultësirën perëndimore.

Ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Parashikohet që gjatë pasdites; vranësirat të bëhen më të dukshme, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore veriore duke rrezikuar shira të izoluar në skajin verior të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten me dy gradë në orët e mëngjesit, por një rritje e lehtë pritet gjatë orëve të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C.

Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy