Korreshi: Duhet bashkim i PD, rruga më e mirë për të gjithë demokratët (VIDEO)

Korreshi: Duhet bashkim i PD, rruga më e mirë për të gjithë demokratët (VIDEO)

Deputeti demokrat Saimir Korreshi në një lidhje skype në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me mundësinë për një frymë bashkimi në PD, duke deklaruar se duhet të gjendet patjetër një rrugë për të gjithë demokratë.

Ai tha se hapi i parë që duhet bërë është ulja në tavolinë e të dyja pjesëve të PD, sepse sic ai thekson duhet të kalohet përtej emrave sepse nuk ka më PD E Berishës apo e qtë tjerëve.

Po kërkohet por se dimë nëse do shkohet apo jo ka qenë një kërkesë e kahershme e deputetëve për një bashkim të demokratëve. Po përpiqemi të gjejmë një meny që ti pëlqejë të gjithë demokratëve. Takimi ynë nuk ishte një takim masonik. Grupi parlamentar vazhdon përballet akoma me konceptimin publik se ai është akoma grup i Bashës dhe në gjykimin tim ka disa qëllime dashakeqe, sepse të gjithë e dimë që nuk i përket më Bashës dhe nuk po lufton për ardhjen e tij në krye të PD. Me rëndësi mbetet bashkimi i Partisë Demokratike se nuk ka PD e Berishës apo dikujt tjetër.

Por mënyra çfarë ka ndodhur dhe si ka vijuar proceset nuk janë ato që demokratët kanë pritur. Këto procese kanë lënë jashtë të gjithë ata që ne kemi dhe mbështetës.  Ne e dimë se asnjë deputet i PD nuk fiton kundër Berishës dhe më kryesorja është gjetja e kandidatëve dhe kandidimi me një kandidat të vetëm në zgjedhjet vendore. Ne po mundohemi të solidojmë PD, dhe jo emrat. PD e bashkuar e rrëzon Ramën, me të gjithë bashkë përfshirë dhe Berishën. Vetëm një parti e konsoliduar. Lufta jonë është kundër Edi Ramës dhe nuk do jem pjesë e zgjedhjeve vendore nëse do kandidohet me dy kandidatë të PD. Duhet të gjendet një rrugë e mirë për të gjithë demokratët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy