Biberaj: Opozita nuk frymëzon, Basha pjesë e llumit politik. Pasuria më e madhe e Ramës është Berisha (VIDEO)

Biberaj: Opozita nuk frymëzon, Basha pjesë e llumit politik. Pasuria më e madhe e Ramës është Berisha (VIDEO)

Ish-deputeti Aleksandër Biberaj nuk sheh një frymë të mirë në politikë, teksa ndodhemi një vit para zgjedhjeve të përgjithshme.

Duke folur për MCN Live, Biberaj deklaroi se në radhë të parë opozita duhet të kishte rrotacion brenda vetes së vetë, brenda llojit.

Sipas tij, Gazment Bardhi hyri në parlament pa u votuar dhe se secili përpiqet të përfitojë benefitet e të qenit deputet, duke ngritur si shqetësim se nuk ka një hapje ndaj brezit të ri dhe shtresave të ndryshme, dhe kryesisht atë të mesme.

Foltorja është qark i mbyllur, si bunker, nuk ka hapje. Lulzim Basha ka pasur kohë mjaftueshëm për të hapur listat, thoshte po.

Ndërsa nga ana tjetër thoshte lista të mbyllura. Por Lulzim Basha është histori e kaluar, e ka mbyllur qarkun e vetë. Por nuk shoh frymë as nga Berisha.

Ne sot nuk kemi pluralizëm dhe askush nga këta të bunkerit nuk thotë se do hapen listat, se nuk ka garë brenda partisë.

Është bunker, nuk lëviz asgjë, emërohen njerëzit, por nuk janë përfaqësues. Nuk përfaqësojnë PD.

Janë njerëz që nuk frymëzojnë dhe një pjesë e tyre bëjnë pazare me pushtetin aktual.

Politikanë që shkojnë në parlament për të marrë rrogën e deputetit, po për demokratët kush do mendojë, kur këta mendojnë vetëm për interesin e tyre.

Një herë ishe brenda kullës, tani dole jashtë kullës dhe e godet. Një politikan nuk mund të niset nga interesat personale.

Janë prerë shumë koka në PD, për t’i hapur rrugën Lulzim Bashës. Lulzim Basha është mashtrues ordiner, është pjesë e këtij moçali politik.

Është pjesë e gjithë këtij llumi politik. Nuk ka fuqi vendimmarrëse, nuk është pjesë e negociatave.

Ata që ka rrotull janë një grup mjeranësh, edhe ata luftojnë për interesa personale.

Në vijim shtoi se çdo bashki ka një kryetar bashkie, që drejton një grup të strukturuar kriminal.

Erion Veliaj është kreu i grupit kriminal. Nuk duhej të lejohej që të futej fare në bashki.

Duke folur për komisionet hetimore, shtoi se ka një hetim që e bën SPAK dhe se komisionet mund të arrijnë vetëm protagonizmin e kryetarëve.

Ishin kërkuar disa komisione të tjera më të rëndësishme, pse nuk u miratuan.

Vërtetë jemi në një situatë shumë të keqe, aq më tepër që jemi para zgjedhjeve.

Pasuria më e madhe e Edi Ramës, është Sali Berisha.

Do e mbroj deri në fund që të qëndrojë në pushtet. Ramës i intereson një situatë e tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy