Paralelizoi Kosovën me Palestinën/ Nesho: Deklaratat e Ramës thikë pas shpine për Prishtinën, po i shërben Vuçiçit

Paralelizoi Kosovën me Palestinën/ Nesho: Deklaratat e Ramës thikë pas shpine për Prishtinën, po i shërben Vuçiçit

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, diplomati Agim Nesho duke folur në MCN Live mbi deklaratat e Ramës në krah të Macron, ku ai paralelizoi Kosovën me Palestinën, e konsideroi si “thikë pas shpine” ndaj Kosovës. Nesho thekson se ky paralelizëm u shërben vetëm interesave të Ramës dhe Vuçiç-t për skenarin për të qëndruar në pushtet si dy regjime autokratike. Nesho thotë se mesazhi që Vuçiçi i çoi Macron-it duke e falënderuar për atë presion që i bëri Kosovës, ishte një tallje për politikat e BE-së. 

Është një vizitë historike, e një Presidenti për herë të parë të Francës, që është një fuqi e rëndësishme europiane. Franca gjithmonë ka qenë prezente me politikat e saj në Ballkan. Ajo që e shtyhu Macron-in të vizitojë Shqipërinë është rritja e kësaj prezence, për të treguar që është një fuqi e konsiderueshme, dhe sot kur bota është përpara dilemës së zgjerimit të zonave të influancës së fuqive të mëdha, në një rend që po tenton të ndryshojë në një sistem multipolar të vendimmarrjes, tregon që kjo ishte një vizitë e arrirë për qëllimet e Francës. Por ajo që ra në sy ishte që Presidenti francez nuk mund të shërbente si një varkë shpëtimi për një regjim autokratik të Shqipërisë, që s’ka më lidhje me demokracinë, që e ka mbytur demokracinë. Pashë dy mesazhe te Presidentit Macron. Mesazhi ishte e kundërta e mesazhit që u dha nga kancelari gjerman dhe Presidenti i Komisionit dhe Këshillit Europian. Tani ka një moment gjeopolitik që duhet të konkretizohet për një integrim të shpejtë në BE, që duhet kryer vetëm përmes reformave. 

Ishte një mesaz që dukej sikur vet z.Macron bëri një ‘qokë’ për kryeministrin Rama, një njeri që deri tani ka dështuar me politikat e tij të ndërvarësisë dhe promovimit të skenarëve serbë në Ballkan, si me politikën e ndarjes së kufijve, si me Ballkanin e Hapur. Ishte një justifikim që z.Macron i bënte një personazhi që kërkon të marrë një rol me faktorin ndërkombëtar. Faktori ndërkombëtar e di që është një klientelist, që kërkon t’u shërbejë, por pa një shtyllë kurrizore, aq më tepër që për çështjen e Kosovës ai nuk ka më admirimin ose përfaqësimin e kësaj çështje, që është çështje shumë e rëndësishme për kombin shqiptar. Rama e kapi këtë moment për të justifikuar politikat e tij, për të thënë që jam i koordinuar me faktorin ndërkombëtar. Përkudrazi ai dhe Vuçiç janë promotorët e vetofrimit të këtyre politikave, nëpërmjet lobimeve të fuqishme që bëhen si në Europën Perëndimore dhe në SHBA, për të mbajtur pozicionin e tyre si aktor primar të paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Si Vuçiçi dhe Rama mbajnë njëri-tjetrin.

Mesazhi që Vuçiçi i çoi Macron-it duke e falënderuar për atë presion që i bëri Kosovës. Ishte në një farë mënyre, një tallje, me gjithë politikat që bën BE. Në një rast ku i gjithë opinioni publik i Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, deri në SHBA, kërkojnë me insistim që shteti sponsorizues i terroristëve që vepruan në Veri të Kosovës të marrë ato sanksione dhe të dënohen në bazë të ligjeve. Vuçiçi në këtë rast falenderoi Macron-in i cili vazhdonte të bënte presion ndaj Kosovës, sikur Kosova është ai shtet që duhet të trajtohet si i barabartë, që duhet të bëjë lëshime përpara një skenari që kënaq ambiciet e nacionalistëve serbë. Vuçiçi ka gjetur përkrahjen e Ramës, që devijon përqendrimin që duhet të ketë komuniteti ndërkombëtar për të dënuar regjimin nacionalist në Serbi. Rama bën atë punë që duhet që Vuçiçi duhet që ta bëjë. Heq vëmendjen, pozon vëmendjen sikur autoritetet e dhe institucionet Kosovës në mënyrë të padrejtë nuk bashkëpunojnë me komunitetin ndërkombëtar. Ky është një shërbim i paçmuar që Rama i bën Vuçiçin. Rama e mban si partner të vyer për të realizuar projektet e tyre të përbashkëta. Ballkani i Hapur është rikthimi i dominimit të Serbisë në Ballkan, i ish-Jugosllavisë së re, pa Kroacinë. Qëllimi kryesor i Vuçiç-it është që të rikthejë në tryezën e bisedimeve Rusinë. Po shikojmë një Europë, jo vetëm naive, por të paaftë. Takimi i Kinës, takimi me Putinin, e rikthen atë në Kombet të Bashkuara në Nju-Jork. Qëllimi i Rusisë kaherë ka qenë që çështjen t’ia heqë Perëndimit. Sepse Perëndimi ka legjitimuar të drejtën e Kosovës për të patur Republikën e tyre. Ata duan të rikthejnë rezolutën 1244, atje ku Rusia dhe Kina mund të mbajnë një rol primar. Këtë e parapërgatit edhe insistimi i Vuçiç-it për KFOR-in, ashtu si edhe Rama. Konflikti për Veriun është shumë artificial. Çështja e Kosovës ka përfunduar në vitin 2000, dhe këtë e ka thënë edhe Sekretarja e Shtetit Albright. 

Mos nënshkrimi i marrëveshje është një formë presioni. Duke qenë se edhe politika e SHBA-ve ka reflektuar. Mendoj që është një presion për të gjetur një zgjidhje pragmatike sa më të shpejtë. Rama bëri një paralelizëm midis Palestinës dhe Kosovës, ai është vërtet injorant, por kjo është e parapërgatitur, për aventurizmin e tij që po përdor, atë bashkëbisedim me Presidentin Clinton, ku unë e vë në dyshim nëse është i vërtet apo jo. Ky paralelizëm u shërben vetëm interesave të Ramës dhe Vuçiç-t për skenarin për të qëndruar në pushtet si dy regjime autokratike. Kjo është një thikë pas shpinës së Kosovës. Rama e përdor kastile duke treguar që Kosova ka status të papërcaktuar, në fakt është shtet sovran me të drejta të plota”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy