Takimi në Washington/ Lajçak në Beograd me Vuçiç: Nuk komentoj iniciativat e SHBA

Takimi në Washington/ Lajçak në Beograd me Vuçiç: Nuk komentoj iniciativat e SHBA

Mirosllav Lajçak, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, është shprehur së fundmi se dialogu mes dy vendeve duhet të vazhdojë në muajin korrik në Bruksel. Pas një takimi me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Beograd, Lajçak konkretisht u shpreh:

"Unë jam i gatshëm dhe plotësisht i përkushtuar për të vazhduar dialogun pa vonesë të mëtejshme dhe për t'i ndihmuar të dy palët të punojnë në një marrëveshje që do të normalizojë marrëdhëniet dhe do të zgjidhë të gjitha çështjet, e cila do të jetë e pranueshme si për rajonin ashtu edhe për Bashkimin Evropian."

Lajçak më tej deklaroi se e ardhmja e Serbisë është në Europë, por ajo është e lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ndërkohë Vuçiç tha se pret që dialogu me Kosovën ta vazhdojë sa më shpejt të jetë e mundur, por për datat do të vendosë Lajçak.

Një javë më parë i dërguari i BE-së për dialogun mes këtyre dy vendeve pas vizitës në Prishtinë deklaroi se datat ishin të vendosura, por pret konsultimin me palët përkatëse për t’i bërë publike.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me takimin e Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, të thirrur nga i dërguari i SHBA-së, Richard Grenell, Lajçak tha se ka dëgjuar për atë iniciativë, “por që ata nuk ishin këshilluar për të dhe nuk komentoj iniciativat e të tjerëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy