“Krishti u ngjall”/ Besimtarët në gjithë Shqipërinë festojnë Pashkën (VIDEO)

“Krishti u ngjall”/ Besimtarët në gjithë Shqipërinë festojnë Pashkën (VIDEO)

Besimtarët ortodoksë edhe ne qytete të tjera të vendit kanë kremtuar ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e Pashkëve.

Në Fier At Nikolla ka mbajtur meshën qe i dedikohet ringjalljes se Krishtit, ndërsa besimtaret kane marre flaken e shenjte qe simbolizon jetën e mirësinë.

Në qytetin e Vlorës besimtaret ortodokse e mbajtën meshën e tyre në kishën Shën Theodhori ne Vlorë.

Edhe në Gjirokastër besimtaret kane uruar për ditën e shënuar ndërsa kane ndjekur meshën tradicionale.

Në kishën e Shën Thanasit në Elbasan mesha u drejtua nga Metropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit Imzot Andoni. Besimtaret kanë uruar njëri-tjetrin për më shumë mbarësi.

Metropoliti i Korçës imzot Johani ne mesazhin e tij e ka vene theksin tek situata e vështië në bote dhe ka apeluar për paqe.

Kremtimi i Pashkës në Durrës u mbajt në Kishën e Apostull Pavlit dhe Shën Astit përpara mesnatës të së dielës. Besimtarët kanë thyer vezët e kuqe, simbol i kësaj feste.

Pashka simbolizon ngjalljen e Jezu Krishtit. Ajo është dita me e rëndësishme ne kalendarin fetar ortodoks dhe mesazhi i kësaj dite te madhe tregon fitoren e jetës mbi vdekjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy