A ishim të përgatitur për tërmetin?! (VIDEO)

A ishim të përgatitur për tërmetin?! (VIDEO)

Në orët e para të 26 nëntorit, një tërmet me magnitudë 6.3 goditi një nga rajonet më të populluara të Shqipërisë. Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 32 kilometra nga Tirana. Si pasojë e kësaj goditjeje humbën jetën 51 persona, ndërsa mbi 900 të tjerë u plagosën.

Tërmeti la mijëra të pastrehë dhe panikun se e ardhmja e afërt mund të rezervojë sërish lëkundje të forta. Në ditët që pasuan rreth 1 mijë e 300 paslëkundje shtuan panikun në popullatë, e cila u gjend e papërgatitur për të menaxhuar frikën, duke bërë që Durrësi e Tirana të boshatishen. Shumë njerëz lanë shtëpitë e tyre dhe u larguan në qytete më të sigurta, ndërsa të tjerë fjetën në rrugë.

Edhe strukturave shtetërore iu desh ndihma e vendeve të huaja, si për të nxjerrë të vdekurit nga rrënojat, ashtu edhe për të bërë verifikimin e dëmeve me inxhinierë të huaj. Ekipet shqiptare të Emergjencave nuk kishin as logjistikën dhe as përvojën e duhur në këtë drejtim. Në një farë mënyre kjo pranohet edhe nga vetë qeveria shqiptare, kur në qershor të këtij viti hartoi projektligjin e ri për Mbrojtjen Civile. Në relacionin që shoqëronte këtë draft deklarohej se Shqipëria renditej e para në Evropë si më e ekspozuara ndaj fatkeqës natyrore, si pasojë e pamjaftueshmërisë së kapaciteteve përballuese. Buxheti për emergjencat civile, që prej vitit 2010 ka qenë në rënie, madje dhe pas tërmetit të shtatorit, fondet në këtë drejtim u zvogëluan, duke u mbështetur thuajse kryesisht te ndihmat nga të huajt. Pas tërmetit të nëntorit u pa qartë se emergjencave iu mungonte shumëçka përsa i përket mjeteve të specializuara, duke filluar nga qentë që mund të përdoreshin për kërkimin e trupave poshtë rrënojave të banesave të shembura, te zjarrfikësit, mjetet e ushtrisë dhe makineritë e bashkive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy