Blerja e votës, Nuri: Kemi qindra sinjalizime, pushteti po i përdor të gjitha format

Blerja e votës, Nuri: Kemi qindra sinjalizime, pushteti po i përdor të gjitha format

Franc Nuri, përfaqësues ligjor i PD, thotë se ka indicie për shkelje të Kodit Zgjedhor që kanë synim tjetërsimin e vullnetit të zgjedhjëve. Nuri tha se në lidhje me këtë shqetësim ka sinjalizime nga shumë qytete të vendit, ndërsa një pjesë e tyre janë referuar në SPAK.

Kemi nisur denoncime në SPAK. Nuk ka ndonjë reagim. SPAK trumbetoi se do të ngrinte një Task Force dhe do të kishte arrestime në flagrancë. Nuk ka pasur të tilla, do të thotë kjo se nuk paska pasur krim zgjedhor. Nga veriu në jug po denoncohet përditë. Në të gjithë Shqipërinë po hidhet asfalt elektoral natën. Jemi në 2025 dhe vazhdohet akoma me praktikat e ’96-s.

PD ka hapur një portal ku mund të denoncohen krimet zgjedhore, në mënyrë anonime po duke sjellë prova dhe fakte. Nëse ngelin në nivelin e bisedave nuk i çojmë dot më tutje. Në kallëzimet tona ka pasur foto, materiale video apo shkrime nga mediat. Fushata nis nesër dhe raste të tilla do të ketë. Nuk është vetëm te paraja, ka favore nga më të ndryshmet. Sot më erdhi një indicie nga Kukësi. Sot qytetarët janë të shqetësuar se kanë filluar ndërtime pa fund. Pra, shteti mund të mbyll një sy në këtë moment. Diku me legalizime, diku me bonuse qiraje etj.

Kemi denoncuar bonuset e pranverës. Ka të tilla sa herë ka zgjedhje. Vjet nuk pati, parvjet po. Pra tjetërsimi i vullnetit të zgjedhësve vjen në forma të ndryshme.

Sot më thanë që në Delvinë ende nuk janë hequr posterat e PS aty ku ka urdhëruar KQZ. Nuk është zbatuar vendimi i KQZ. Duhet ta zbatojë Policia e Shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy