
Protestat kanë vazhduar në Armeni pavarësisht se partia qeverisëse e vendit ka njoftuar se nuk do të vendosë një kandidat për kryeministër.
Kreu i opozitës, Nikol Pashinyan, ka insistuar që parlamenti të zgjedhë atë si kryeministër javën e ardhshme, pas të cilit ai do të zhvillojë zgjedhje parlamentare me një ligj të ri.
Megjithëse shumica e demonstratave kanë qenë paqësore, ato kanë ndikuar në stabilitetin e Armenisë pasi protestuesit shprehin zemërim dhe akuzojnë për korrupsion dhe keqqeverisje Partinë Republikane në pushtet.
Dorëheqja e presidentit Serzh Sargsyan, i cili ka drejtuar si kryeministër për dhjetë vjet, nuk arriti të qetësojë protestuesit.
Kreu i opoztës Pashinyan ka bërë thirrje për demonstrata jo të dhunshme, duke thënë se fitorja duhet të jetë dinjitoze dhe të njihet. Ai u bëri thirrje mbështetësve të rrisin pjesëmarrjen në protestën e tyre në kryeqytet, Yerevan, më 1 maj, kur do të zgjidhet kryeministri i ri. Edhe pse Pashinyan nuk ka mbështetje të mjaftueshme në parlament për të qenë kryeministër, ai insistoi që ai të ketë mbështetjen e popullit armen.



