Shembja e Teatrit, juristi: Do t’i drejtohemi OKB-së (VIDEO)

Shembja e Teatrit, juristi: Do t’i drejtohemi OKB-së (VIDEO)

Projektligji për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar është tërësisht një rrugë e paligjshme, përmes së cilës kërkohet që t’i kalohet përgjegjesia parlamentit, për të shmangur në të ardhmen një përgjegjesi të mundshme penale për dikë në këtë çështje. Kështu shprehet juristi Adriatik Lapaj për mikrofonin e TemA TV, ndërsa flet për çështjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Sipas tij, përmes këtij projektligji dhe hapave shtetërore të ndërmarrë deri tani është duke u shkelur procedura standarde për leje ndërtimi dhe për investim. Ligji për shembjen dhe ndërtimin e godinës së re, sipas tij duhej të kalonte në këshillin bashkiak, ndërsa në raste me rëndësi specifike është KKRTSH (Këshilli i Rregullimit të Territorit), që vendos për lejendërtimi.

"Do të duhej që çdo investim që bëhet në RSH në fushën e ndërtimit të zbatonte kuadrin ligjor në fuqi që është miratuar ndër vite, ku përfshihet ligji për zhvillimin e territorit, ligji për urbanistikën. Meqenëse mund të jetë parnteritet publik-privat, ligji për koncesionet dhe PPP, Kodi Civil, Kodi i Procedurës Administrative, ligji për vetëqeverisjen vendore. Pra është një tërësi ligjesh dhe normash që e normojnë këtë situatë", thotë ai.

 Në kushtet e mosfunksionimit të Gjykatës Kushtetuese, Lapaj nuk sheh asnjë hapësirë ligjore për të shmangur shembjen e godinës së teatrit, porse bën të ditur se bashkë me artistët dhe aktivistë pro mbrojtjes së godinës së teatrit po shohin edhe mundëinë e drejtimit në OKB, që të mos lejojnë kalimin e ligjit. Sinkron Juristi përfundon se megjithatë, e vetmja rrugë te e cila vërtet beson në zgjidhjen e problemit është rezistenca e fortë e artistëve dhe qytetarëve.

"Ju e dini siç e dinë gjithë qytetarët që, për shkak të reformës në drejtësi, Gjykata Kushtetuese është jofunksionale. Një ligj mund të goditet vetëm në Gjykatë Kushtetuese, sa i takon antikushtetueshmërisë së tij. Kështu që mjeti juridik për të goditur këtë ligj, nuk ekziston aktualisht. Unë nuk kam shumë shpresë sa i takon aspektit ligjor. Ka edhe një mundësi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ka një seksion që merret me raste të ngjashme. Jemi duke e studiuar dhe mund të jetë një iniciativë aty", shprehet Lapaj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy