15 mijë fëmijë sirianë rrezikohen nga prishjet e ndërtimeve në Libi

15 mijë fëmijë sirianë rrezikohen nga prishjet e ndërtimeve në Libi

Së paku 15.000 fëmijë sirianë rrezikojnë të mbetën të pastrehë nëse qeveria libaneze përparon me prishjen e planifikuar të "strukturave gjysmë të përhershme" të ndërtuara nga refugjatët në Libanin Lindor.

“Save the Children”, “World Vision” dhe fondacioni “Terre des Hommes” thanë në një deklaratë të përbashkët se sipas vendimit që mori qeveria në prill të gjitha strukturat e bëra prej materialeve të ndryshme nga druri dhe fletët plastike do të rrëzohen në qytetin kufitar Arsal.

Sirianët kanë kohë  deri më 9 qershor të bëjnë ndryshimet e nevojshme në strukturat e tyre.

Më shumë se gjysma e popullsisë 22-milionëshe të Sirisë u zhvendos nga lufta në vende të tjera. Mbi 5 milionë njerëz u larguan nga vendi si refugjatë, kryesisht në Liban, Turqi dhe Jordani.

Libani ka pritur më shumë se një milion refugjatë sirianë të ikur nga dhuna që ka shkatërruar vendin që prej vitit 2011.

Agjencitë e ndihmës që punojnë me refugjatët kanë thënë se sirianët i pengon të kthehen humbja e pronës, rekrutimi në ushtrinë siriane, së bashku me frikën e hakmarrjes.

Vetëm në Arsal ekzistojnë 5 682 struktura, të cilat do të përfshihen në planet e shkatërrimit dhe ku rrinë më shumë se 25 000 njerëz.

"Shumë prej këtyre familjeve janë shumë të varfra. Për një fëmijë që mezi ha dhe shpesh nuk shkon në shkollë, humbja e një shtëpie është jashtëzakonisht traumatike. Po flasim për rreth 15 000 fëmijë", tha Piotr Sasin, përfaqësues i vendit në fondacionin “Terre des homes”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy