Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger  bëhen prindër për herë të dytë

Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger  bëhen prindër për herë të dytë

Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger  kanë njoftuar lindjen e fëmijës së tyre të dytë.

Aktori i "Guardians of the Galaxy" dhe gruaja e tij bënë me dije në Instagram të dielën mbrëma se kishin mirëpritur një vajzë, të cilën e quajtën Eloise Christina Schwarzenegger Pratt.

"Ne jemi shumë të emocionuar për të njoftuar lindjen e vajzës sonë të dytë, Eloise Christina Schwarzenegger Pratt. Mamaja dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore," shkruhej në mbishkrim.

"Ne ndihemi të bekuar dhe mirënjohës. Me dashuri Katherine dhe Chris."

Çifti, i cili u martua në vitin 2019, tashmë janë prindër të vajzës Lyla Schwarzenegger Pratt, e cila lindi në gusht 2020. Pratt gjithashtu ka një djalë 9-vjeçar, Jack, me ish-bashkëshorten Anna Faris.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy