Trenova: Me goditjen nga politika, Prokuroria pa nerv për të goditur. Ndihet e përdorur dhe pa përkrahje (VIDEO)

Trenova: Me goditjen nga politika, Prokuroria pa nerv për të goditur. Ndihet e përdorur dhe pa përkrahje (VIDEO)

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Gentian Trenova deklaron se statistikat, perceptimi i publikut dhe raportet ndërkombëtare për situatën në Shqipëri janë çdo vit në përkeqësim.

Duke folur për MCN Live, Trenova tha se për reformën në drejtësi është bërë propagandë e madhe se do të kishte rezultate, por sipas tij, deri më tani nuk ka rezultate.

Ai shtoi se situata është e rëndë dhe vështirë që të gjesh mënyrë për të dalë nga situata, ndonëse politika ka tendencë për të gjetur zgjidhje, por që siç thotë ai nuk janë zgjidhje thelbësore.

Trenova shprehet se më fluksin e mediave që ekzistojnë në Shqipëri, është e pamundur që me një urdhër të pengosh nxjerrjen e sekretit hetimor.

Kur janë marrë masat e sigurimit për të arrestuarit, të ndaluarit kanë rënë në dijeni se çfarë ka dosja, kjo mund të jetë një formë e daljes së informacionit.

Kur të akuzuarit e dinë se çfarë ka dosja, në një farë mënyre ka humbur dhe sekreti hetimor. Kur i pandehuri ose i akuzuari ka dijeni për çështjen dhe avokati i tij i di çfarë kuptimi ka të ruhet sekreti hetimor për publikun.

Informacioni që shkon në gjykatë duhet të jetë i përzgjedhur, vetëm për atë moment, për atë akuzë, për atë person. Të mos shkojë i gjithë fashikulli në gjykatë që të mos dalë sekreti hetimor.

Çështja e sekretit hetimor është shumë subjektive ku vetë prokurori e vlerëson se çfarë informacioni e dëmton hetimin dhe çfarë jo. Ka raste kur gjykata apo prokuroria e nxjerr vetë indirekt informacionin se i intereson që të dalë në publik.

Ndoshta sepse është e mbrojtur ose i shërben. Dalja e informacionit në mënyrë indirekte nga institucionet është një formë për të reklamuar punën e vetë se po bëhet diçka madhore.

Politika e ka këtë që kur një problem shumë të madh do të shfokusojë nga opinioni publik, hedh në treg diçka tjetër. Dhe media e ka këtë kur del diçka e re, merret me të renë, ndonëse e vjetra mund të jetë më e rëndë.

Trenova shprehet se ka qenë mosbesues qysh nga nisja e punës për reformën në drejtësi, pasi thotë se ndryshuan shumë gjëra, ligjet, organizimi i sistemit dhe krijimi i institucioneve të reja në një formë revolucioni, ku çdo gjë u bë nga e para.

Sipas tij, në çdo vend të botës, sistemi i drejtësisë ka historinë e vetë dhe në finale drejtësia është eksperienca ndër vite e krijuar dhe nuk mund të bësh një reformë me çdo gjë nga e para, se vetë sistemi i drejtësisë është pak konservator dhe gjithmonë ecën në mënyrë graduale drejt përmirësimit.

Reforma duhet të ishte një proces i ngadaltë dhe duhet të ndërhyhej nga disa pika të rëndësishme. Që Gjykata e Lartë, Kushtetuese dhe Prokurori i Përgjithshëm të mos zgjidhen nga politika.

Kjo e pengonte sistemin gjyqësor të shkonte drejt pavarësisë. Me goditjen që i është bërë sistemit të drejtësisë nga politika, e ka bërë sistemin e drejtësisë, sidomos prokurorinë pa nerv për të goditur.

Kjo gjë ka fuqizuar shumë edhe kriminalitetin nga ana tjetër, në gjithë këto vite kur është goditur sistemi gjyqësor, prokuroria dhe gjykata kriminaliteti ka marrë krahë dhe terren, është rritur dhe fuqizuar.

E shoh shumë të vështirë që Prokuroria sot të përballet me këtë lloj kriminaliteti sepse nuk është e mbrojtur, e përkrahur dhe ndihet e përdorur.

Mund të dalë një prokuror kurajoz për të bërë një goditje të caktuar, por nuk ka sigurinë për familjen e tij, se mund të godasë qeverinë. Se ka familjen në punë.

Një prokuror i thjeshtë e ka shumë të vështirë të përballet me një bandë kriminale se ka lidhje me qeverinë, me pushtetin. Do e nxjerrin nga puna në një moment dhe do e nxjerrin në rrugë.

Me një sistem të centralizuar pavarësisht se mund të kishte mosdakordësi me Prokurorin e Përgjithshëm, dilte institucioni kundër krimit dhe korrupsionit të lartë, nuk del një prokuror i vetëm sepse e ka shumë të vështirë të dalë kundër.

Një prokuror ka një çështje që nuk ka varësi nga institucioni dhe drejtuesi i prokurorisë edhe nëse ai do bëjë diçka do mbytet nga media, opinioni, analistët dhe do mbesë zë i vetëm.

Kemi dëgjuar të huaj që presin Falconen shqiptar unë jam kundër. Nuk jam dakord të vriten prokurorët shqiptarë.

Ish-prokurori deklaroi në vijim se krimi ka ekzistuar dhe do ekzistojë në çdo periudhë por se në vitet e fundit është vënë re një fuqizim i krimit të organizuar dhe ka kaluar nga trafiku i kanabisit tek i kokainës, i cili kërkon ndërmarrje më të vështirë financiare dhe organizative.

Ternova tha se perspektiva për të luftuar këtë lloj krimi nga vetë institucionet shqiptare është e vakët, e dobët.

Shpresa më e madhe është nëse do të ketë hetime të thelluara për koiçidencë nga prokuroria, italiane apo belge dhe autoriteteve shqiptare tua sjellin dosjen gati dhe ata vetëm ta përkthejnë.

E vetmja dritë jeshile që shoh, është se duhet të ketë hetime nga autoritetet e huaja për grupet shqiptare se ato janë fuqizuar shumë. Nga autoritetet e huaja vjen një hetim i mbaruar.

Më shumë kanë mosbesim ndaj autoriteteve shqiptare dhe e mbyllin hetimin te pjesa që kanë në territorin e tyre dhe mund të kenë informacione por nuk shkojnë në nivelin e provave për të parë vazhdimin e veprimtarisë në Shqipëri.

Bashkëpunimi është në pjesën fundore të hetimit. Çështjet e vrasjeve kanë lidhje edhe me veprimtarinë e krimit të organizuar, se ka shumë para, shumë interesa dhe çdo gjë bëhet në mënyrë konfidenciale.

Një prishje e tregut. Është kodi i mafias që vepron me asgjësime. Kriminaliteti ka të bëjë me zhvillimin kulturor të një shoqërie. Sa i takon parandalimit të krimeve, situata është komplekse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy