Portali i regjistrimit në universitet prej 5 ditësh nuk u jep mundësi maturantëve të njihen me kuotat e lira në universitetet private. Kompania që administron portalin i ka hequr nga sistemi universitetet private që prej publikimit të disa fotove ku vërhej se kuotat e lira ishin shumë më të larta në numër se kuotat totale. Drejtori i RASH, Arjan Çelaj sqaron se portali ishte konceptuar vetëm për universitet shtetërore.



