Irida Gjura mësuese e gjuhës shqipe dhe letërsisë thotë se i do nxënësit e saj dhe merr kënaqësi nga puna e saj.
Duke folur për ditën e mësuesit, 7 Marsit, për emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo tha se ndjeu nevojën që të shkruaj për ata individë që kanë përgjegjësi mbi mësuesin, pasi sikur të gjithë të flasim, forca bëhet më e madhe.
Nga gjithë maturantët e mi, asnjë nuk e ka zgjedhur mësuesinë, asnjë nuk do të bëhet mësues.
Kam listuar disa faktorë aktualë, nis që më pagën e mësuesit, paga është e ulët, por ata janë individë si gjithë të tjerët që kanë nevojat e tyre.
Puna me fëmijët dhe adoleshentët sa të jep kënaqësi, aq dhe përgjegjësi.
Duhen zgjedhur nxënës elitarë, por duhen motivuar dhe kjo gjë nis që nga paga.
Shkolla e ka humbur vlerën që ka pasur dikur dhe ekspozimi për një kohë të gjatë në rrjete sociale, si TikTok dhe Instagram ka nxjerrë në pah disa mënyra për të nxjerrë jetesën dhe nuk i kushtojnë rëndësi shollës.
Duke qenë se mësuesit nuk kanë statusin e merituar në shoqëri dhe kjo nis me pagën dhe vendimmarrjen e tyre, kjo bën që nxënësit të mos duan të bëhen mësues.
Të mos pasurit një pagë të mirë, ose mesatare, nuk i motivon.
Edhe nëse largohesh nga qyteti, mësuesi lihet vetëm me një shkumës të bardhë dhe dërrasën e zezë. Ndërkohë që mjetet kanë evoluar.



