
Prokuroria i kërkon Bashkisë së Tiranës dhe Policisë që të mos prishin asnjë objekt pa lejen e saj.
Në një kërkesë që u drejton dy institucioneve, organi akuzës kërkon që t’i vihet në dispozicion lista e të gjitha objekteve të dëmtuar nga tërmeti.
Në shkresë thuhet se me qëllim kryerjen e hetimeve për pasojat e lëkundjeve sizmike të 26 nëntorit, bashkia duhet të dërgojë të gjithë dokumentacionin e plotë tekniko-ligjor të ndërtesave apo banesave në të cilat janë konstatuar dëmtime nga tërmeti.
Prokuroria i ka lënë afat bashkisë deri më 5 dhjetor që të depozitojë të gjithë informacionin mbi këto ndërtesa. Një ditë më parë edhe Prokuroritë e Durrësit dhe Krujës njoftuan zyrtarisht për nisjen e hetimeve dhe verifikimeve mbi tërmetin shkatërrues të javës së kaluar ku humbën jetën 51 persona dhe u plagosën 913 të tjerë.



