Ka shkuar në 21 numri i viktimave nga përmbytjet në Gjermani. Autoritetet vendase bëjnë me dije se dhjetëra të tjerë vijojnë të jenë të zhdukur, ndërsa qindra të tjerë janë duke pritur për ekipet e shpëtimit në çatitë e shtëpive.
Në rrethin Rheinland-Pfalz të Schuld, e vendosur në vargmalin Eifel, policia tha të enjten në mëngjes se po kërkonin rreth 70 njerëz të zhdukur pas shembjes së gjashtë shtëpive. Rreth tetë persona konfirmohet se kanë vdekur, thanë zyrtarët.
"Ka njerëz të vdekur, ka njerëz të zhdukur dhe shumë që janë ende në rrezik", tha kryeministri i shtetit Rhineland-Palatinate Malu Dreyer.
"Ne kurrë nuk kemi parë një katastrofë si kjo," shtoi politikani Social Demokrat. "Është vërtet shkatërruese."
Një zëdhënës i policisë së Koblenz i tha Reuters se një "numër i paqartë" i njerëzve duhej të shpëtoheshin nga çatitë.
Shkalla e plotë e dëmit në rajon ishte ende e paqartë, ndërsa në rrejtet sociale janë duke qarkulluar video që tregojnë makina që lundrojnë dhe shtëpi të shembura.
Në shtetin fqinj perëndimor të Nordrhein-Westfalen, rreth 13 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet, përfshirë dy zjarrfikës që u mbytën gjatë misioneve të shpëtimit.



