Ndeshjet për Superligen/ Hajdini: Tirana dhe Partizani, pretendente për të mos lëshuar pikë drejt fitores së Kampionatit (VIDEO)

Ndeshjet për Superligen/ Hajdini: Tirana dhe Partizani, pretendente për të mos lëshuar pikë drejt fitores së Kampionatit (VIDEO)

Taksa ndajnë edhe pesë javë drejt përfundimit të Kampionatit në Futboll, gara është më e fortë se kurrë për fitoren e Superliges ose  edhe në luftën për mbijetësë.

Gazetari i sportit Edi Hajdini, tha  në MCN live tha se “lufta” po shënohet mes ekipeve të kryeqytetit, Tiranës dhe Partizanit, dhe faktit se janë pretendente për të mos lëshuar pikë drejt fitores së secilit.

Sipas tij derbi në Tiranë do të jetë kryefjala e Kampionatit.

Edhe pesë javë do që të përfundoj kampionati i futbollit, ndërkohë që gara është vërtetë interesante. Ndeshjet e djeshme të Javës 31 rezultuan me disa të papritura, por ajo që bie në sy është padyshim rivaliteti i fortë mes dy skuadrave të kreut, Partizanit dhe Tiranës, të cilat bën lojën në distancë, dhe ditën e djeshme përkatësisht pardje morën edhe fitoret respektive.

Janë dyja ekipet të cilat nuk duan të lëshojnë asgjë në këto javë të mbetura, pasi siç dihet në javën e 33 do të ketë përballje direkt mes tyre, derbi i Tiranës, që pritet që të jetë ajo që do të vendos për farin e titullit. Të dyja ekipet po bëjnë çmos që të shkojnë në ndeshjen direkte mes tyre, Partizani, kërkon që Tirana të gabojë, të hedh një hap fals, si ndaj Kastriotit edhe ndaj Kukësit dhe të ketë mundësi që të ketë vet pastaj Kampionatin në duart e veta. Ndërsa Tirana është ajo që nuk gabon dhe meriton fjalët më të mira në atë që po bën se me fitoren e djeshme ka regjistruar fitoren e gjashtë radhazi. Tirana e ka objektiv të përvitshme fitoren e titullit kampion, sidomos faza e katër ka treguar se është skuadër e pjekur, ka arritur ti bëj ballë presionit dhe ka treguar se ajo jo më kot është në kryesim.  

Të dy skuadrat pretendojnë të mos lëshojnë pikë për të shkuar në derbi që do të jetë edhe kryefjala e Kampionatit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy