
Përplasja e një mjeti lundrues me një shkëmb në liqenin e Vaut të Dejës, ka përfunduar me plagosjen e një babai dhe dy vajzave të tij të mitura.

Në liqenin e Vuat të Dejës, në afërsi të fshatit Mazrek, shtetasi T. D., 54 vjeç, duke lundruar me një mjet lundrues Jet Ski, bashkë me dy vajzat e tij 12 e 13 vjeçe, dyshohet se është përplasur me një shkëmb dhe për pasojë është dëmtuar vetë dhe dy vajzat e tij, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.



