Përcillet në banesën e fundit aktori Pirro Mani (FOTO)

Përcillet në banesën e fundit aktori Pirro Mani (FOTO)

Është përcjellë për në banesën e fundit një nga personalitet më të shquara në historinë e teatrit shqiptar, Pirro Mani.

Mani ndërroi jetë më 3 qershor në Shtetet e Bashkuara, ku prej kohësh ishte zhvendosur me familjen.

Ndërkohë bëhet me dije se aktori është varrosur në SHBA, me një ceremoni të vogël mortore ku të pranishëm ishin familjarë dhe njerëz të afërm.

Aktori lindi në Korçë më 14 prill 1932  dhe shumë shpejt u spikat si një nga personalitetet më të shquara të teatrit shqiptar.

Për 25 vite aktori punoi në Teatrin Kombëtar. Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë.

Pas kthimit në atdhe ai u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet.

Që nga 1967 – 1992 ka qenë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetra pjesë teatrale.

Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje. Është nderuar me shumë çmime.

Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. 

Shfaqjet kulminante janë “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Nata e 12 -të”, “Prometeu”.

Mani gjithashtu u angazhua edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy