Shefja e Infektivit, mjekja Najada Çomo ka dhënë lajmin e mirë të shërimit të një pacienti të prekur nga virusi COVID 19.
Çomo duke publikuar foton e djalit që u shëruar nga ky infeksion viral, shprehet mjaft e entuziaste. “Jam shumë e lumtur për ty. Kaluam ditë të vështira shumë… ti dhe ne… pra gjithë stafi mjekësor… por në fund buzëqeshja jote flet shumë! Ia dole!” – nënvizon Çomo.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot në mesditë se deri tani kemi 33 të shëruar nga COVID 19, pas testeve të kontrollit të kryera, ku pacientët kanë rezultuar negativë.



