Në Itali numri i mjekëve që kanë humbur jetën nga Covid-19 është rritur frikshëm. Ka shkuar në 95 numri i mjekëve të vdekur.
Numri i punonjësve të kujdesit shëndetësor të vijës së përparme që vdiqën ose u infektuan me koronavirus rritet çdo ditë.
Ndërkohë, lista e punonjësve shëndetësorë që nuk arritën të fitojnë betejën kundër virusit po rritet. 26 infermiere vdiqën dhe 6,549 kanë rezultuar pozitive. Gjithsej janë 12,681 punonjës shëndetësorë të infektuar, përfshirë mjekë, infermierë, teknikë laboratori, drejtues të ambulancave, ndihmës.
Federata Kombëtare e Urdhrave të Profesioneve të Infermierisë (Fnopi) nënvizoi se brenda 48 orëve numri i pozitivëve në mesin e infermierëve është i barabartë me një të tretën e totalit të infektuar në të njëjtën periudhë kohe, duke treguar gjithashtu se është kategoria shëndetësore që llogarit numrin më të lartë të pozitivëve: 52% e të gjithë operatorëve. Tonino Aceti, zëdhënësi i Fnopi, kërkoi edhe një herë që të garantohen tamponët dhe pajisjet mbrojtëse individuale: "Infermierët qëndrojnë më gjatë së bashku me pacientin, punojnë deri në 12 orë secila. Ata po paguajnë një çmim shumë të lartë ", u shpreh Presidenja e Fnopi Barbara Mangiacavalli.



