Ish-Zëvendës Komandant i Forcave Detare, Artur Meçollari, denoncon një rast se si një majore e Forcave të Armatosura, e cila është motra e një të vrari në Ekuador si i përfshirë në aktivitet kriminal, është e pajisur me certifikatë sigurie.
Denoncimi u bë në studion e lajmeve të MCN TV, ku hoqi paralele dhe tha se para një viti në ministrinë e Jashtme u emërua në sekretarinë sekrete, motra e Nuredin Dumanit dhe ju dha certifikatë sigurie mbasi Dumani u arrestua.
Ai citoi rastin e nmajores së FA, e cila më 26 nëntor ka ikur me mision në Sudan të Jugut.
Në 8 dhjetor ka filluar misionin dhe detyra që duhet të bëjë është detyrë zbulimi, dhe organika e ka që të jetë oficere zbulimi, zonja është financiare.
E dyta zonja është motra e Ardian Tresës, Migena Tresa. Ardian Tresa është vrarë në Ekuador në dhjetor 2020, i akuzuar për trafik ndërkombëtar, për vrasje dhe aktivitet kriminal.
Në këto kushte nuk mund të pajiset me certifikatë sigurie një person i tillë, të marrë një mision të tillë, kur vendi i punës e ka oficer zbulimi.
Dhe në janar të vitit 2021, majorja ka vajtur në Ekuador të marrë trupin e të vëllait.
Nuk mund të marrë certifikatë sigurie, ka rinovuar certifikatën e sigurisë, para se të ikte. Nuk mund të ketë certifikatë sigurie.
Personi që ka firmosur largimin e saj në Ekuador pasi merret leje është ish-shefi i shtabit të përgjithshëm Bajram Begaj, të cilit ajo i raporton për Vitin e Ri.
Jemi në kushtet e një skandali nga pikëpamja e sigurisë. Për më tepër majorja i ka zënë vendin një njeriu të përkushtuar që është pjesë e sektorit të zbulimit.
Por nuk është vetëm ky rast not është normale që kur vete në mision të paguash, nëse nuk paguan eleminohesh.
Me një shkresë të Policisë Ushtarake thuhet dyshohet për këtë gjë. Zonja nuk dyshohet, është motra e Ardian Tresës, ka vajtur ka marrë trupin.
Unë nuk them se ajo nuk duhet të punojë, por nuk duhet të marrë certifikatë sigurie, është njëlloj si motra e Nuredin Dumanit që i dhanë certifikatë sigurie.
Sot pjesa më e madhe e ushtarakëve të Forcave të Armatosura duan të largohen.
Sot kompletimi me ushtarakë i Forcave të Armatosura është 65-67% dhe nga këta 1900 kanë bërë kërkesë për tu liruar nga FA.
Këta 1900 i kanë plotësuar kushte ligjore për të bërë kërkesën.
Të tjerët janë duke pritur afatet për tu larguar sepse të gradohesh, të emërohesh, të marrësh mision, duhet të paguhesh.



