Cirku Kombëtar ende pa zgjidhje, Kodra: Dokumentet u mbajtën në sirtar jo nga paaftësia, por qëllimisht (VIDEO)

Cirku Kombëtar ende pa zgjidhje, Kodra: Dokumentet u mbajtën në sirtar jo nga paaftësia, por qëllimisht (VIDEO)

Ditën e mërkurë përmbaruesit i vendosën shiritin derës kryesore të Cirkut Kombëtar duke ndaluar hyrjen e personave të paautorizuar. Pas kësaj, trupa e Cirkut Kombëtar kërkoi nga Ministria e Kulturës një ambient tjetër ku ata të vendosin çadrën e Cirkut Kombëtar i cili tashmë ndodhet mes katër rrugëve. Në lidhje me këtë çështje i ftuar përmes “Skype” në studion e lajmeve të MCN ishte Xhejms Kodra, pjesë e trupës kombëtare të cirkut.

Kodra u shpreh se artistët nuk ishin vënë në dijeni mbi vendimin e marrë në një gjyq në vitin 2010, por ata e mësuan këtë vetëm para 3 muajsh. Ai u shpreh se koha ankimimit të vendimit ka kaluar dhe sipas tij vendimi u mbajt në sirtar në titullari i Cirkut Kombëtar qëllimisht dhe jo nga paaftësia.

Artisti u shpreh se tashmë ata janë duke pritur lëvrimin e një fondi prej 500 milionë lekë të vjetra nga Ministria e Financave dhe gjetjen e një hapësire për të ushtruar aktivitet nga AKSH.

Intervista e plotë:

Çfarë po bëhet aktualisht me Cirkun pas çmontimit të çadrës?  Çfarë ju është premtuar nga Ministria e Kulturës pas disa takimesh që ju keni pasur?

Ne jemi vendosur në dijeni para 3 muajsh dhe menjëherë kemi nisur kontaktet me ministrinë e Kulturës. Bëhet fjalë për një sipërfaqe trualli ku shtrihej cirku kombëtar, në dhjetor të 2010 është marrë një vendim gjyqi ku fitohej kjo pronë nga UFO SHPK. Në moment nuk ka pasur asnjë përfaqësues. Gjatë momentit që është dhënë verdikti dhe brenda 20 ditësh duhet të bëhet ankimi, por ka ska pasur asnjë përfaqësues. Ky vendim i ka ardhur vetëm cirkut kombëtar që në atë kohë ka qenë pa titullar. Kjo është mbajtur për 17 muaj në sirtar deri në qershor të këtij viti dhe ne kur jemi vënë në dijeni nga përmbarimi që të lironim hapësirat.

Ju kishit një plan B gati për të cilin keni parashtruar edhe disa kërkesa të tjera. Ndërkohë që nesër keni një tjetër takim me përfaqësues të ministrisë së kulturës. Çfarë pritet?

Kemi pasur një takim para 2-3 ditësh dhe ishte takimi më frytdhënës dhe rakorduam dhe na shpjegoi që është bërë një kërkesë për të lëvruar një fond prej 500 milionë lekë të vjetra dhe si për të gjetur nga AKSH një hapësirë për të ushtruar aktivitetin.

Pas kërkesës për hetim që paraqitët të hënën  në KLSH, a ka nisur hetimi për drejtuesin aktual të këtij cirku?

Kemi bërë një kërkesë dhe është shkresë që përmban dy denoncime.

Ju keni pohuar se drejtori i Cirkut ka mbajtur në sirtar për 18 muaj dokumentet që kanë qënë në lidhje me shpronësimin e pronarëve të truallit dhe një marrëveshje me institucionet. Por sipas jush kjo është bërë qëllimisht pasi tani kanë kaluar të gjitha afatet ligjore për ankimim. Si qëndron e vërteta?

Ose është i paaftë kokë e këmbë ose është bërë qëllimisht, por duke parë situatën besoj se është bërë qëllimisht. Një vendim gjyqi duhet të apelohet deri në gjykatën e lartë, nëse do të apelohej. Për këto ne kemi vendosur në dijeni ministrinë e Kulturës e cila nisi një hetim për titullarin pasi as ata nuk ishin në dijeni. Ne menduam se duhej një plan B. Për 17 muaj janë djegur të gjitha afatet e mundshme për të apeluar. Këto apelime tani në moment të fundit më duken sipërfaqësore. Si artist më intereson se ku do të vazhdojë aktiviteti i cirkut kombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy