Mbrojtja Civile e Rripit të Gazës, njoftoi sot vdekjen e 30 personave, mes të cilëve dhe 13 fëmijë, në dy sulme izraelite.
Një sulm mëngjesin e sotëm vrau të paktën 25 persona, përfshirë 13 fëmijë, në një shtëpi në Jabalia, në Gazën veriore, dhe la më shumë se 30 të plagosur.
Shërbimet e urgjencës palestineze raportuan një sulm të dytë izraelit në një shtëpi në lagjen al-Sabra të qytetit të Gazës, i cili la pesë persona të vdekur dhe disa të zhdukur.
“Disa civilë janë ende nën rrënoja”, thanë ata.



