Qendra shëndetësore verore/ Cami: Mbi 10 mijë pushues, 30 % të huaj kanë kërkuar shërbimet gjatë këtij sezoni  turistik (VIDEO)

Qendra shëndetësore verore/ Cami: Mbi 10 mijë pushues, 30 % të huaj kanë kërkuar shërbimet gjatë këtij sezoni turistik (VIDEO)

30 qendra shëndetësore verore janë hapur në zonat turistike, të cilat janë në gatishmëri për shërbimin shëndetësor për pushuesit dhe turistët që po frekuentojnë Shqipërinë këtë sezon veror. Sistemi shëndetësor do të jetë në gatishmëri përgjatë gjithë sezonit turistik veror, në zonat bregdetare dhe malore në të gjithë vendin, me shërbim 24/7 për pushuesit, bëri të ditur për MCN live, Drejtoresha e përgjithshme e operatorit te Shërbimit të kujdesit shëndetësor, Mirela Cami. Sipas saj, deri më tani janë regjistruar 10 mijë pushues, nga të cilët 30 % janë të huaj, të cilët kanë kërkuar shërbimet gjatë këtij sezoni turistik. "Edhe këtë vit kemi filluar me 15 qershor, dhe në të 30 qendrat shëndetësore verore, me 150 staf mjekësor, ku ofrohen shërbime shëndetësore të nevojshme për pushuesit, përfshirë këtu shërbimet mikrokirurgjikale, mjekësore dhe nevoja të tjera të përditshmërisë. Është i konsiderueshëm numri i pacientëve që kanë kërkuar këto shërbime. Bëhet fjalë për 10 mijë pushues, nga të cilët 30 % janë të huaj, të cilët kanë kërkuar shërbimet e nevojshme shëndetësore, gjatë këtij sezoni turistik. Në shërbim të tyre janë mjek specializantë dhe infermierë, ndërkohë që për nevojë të mëtejmë vijon të ketë komunikimin me Qendrën Kombëtare të Urgjencave, që bën trajnimin e stafeve mjekësore për dhënie e shërbimeve të urgjencave dhe do të vijoj edhe gjatë sezonit veror. Kemi poashtu edhe 18 nënstacione të ambulancave të pajisura mirë, që janë pjesë e flotës së re, pjesë e Qendrën Kombëtare të Urgjencave". Në veri funksionojnë 8 qendra shëndetësore, nga të cilat katër janë në zonat turistike malore (Valbonë, Razëm, Tamarë dhe Theth) dhe katër të tjera në plazhet Velipojë, Rrjollë, dhe Shëngjin e Tale në Lezhë. Në Durrës funksionojnë 5 qendra shëndetësore, konkretisht në plazhet Gjiri i Lalzit, Currila, Plazhi i vjetër dhe Shkëmbi i Kavajës, Spille, ndërsa në Kavajë funksionojnë qendrat 24 orëshe në plazhet Golem dhe Mali i Robit. Në rajonin e jugut funksionojnë gjithsej 14 qendra shëndetësore verore, të cilat kanë vendndodhjen përkatësisht në: Pogradec; Lushnjë në plazhin e Divjakës; Fier në plazhin Darëzezës; Vlorë në katër plazhe, konkretisht në Zvërnec, Plazhi i Vjetër (Vlorë), Radhimë, Orikum. Në Bashkinë Himarë në 6 plazhe, konkretisht në: Palasë, Dhërmi; Drimadhes, Himarë, dhe Qeparo. Në Sarandë në plazhet Borsh, Ksamil i Vjetër dhe Ksamil i Ri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy