Papa Françesku ka bërë shaka se është “ende gjallë” teksa doli nga spitali në Romë pas një qëndrimi tre-ditor.
Ai u shtrua në spitalin Gemelli në mesjavë me vështirësi në frymëmarrje dhe më vonë u diagnostikua me bronkit.
Vatikani kishte thënë se ai po i përgjigjej antibiotikëve dhe do të lirohej të shtunën, në varësi të rezultateve të testit.
"Unë nuk u frikësova, jam ende gjallë," u tha Papa 86-vjeçar gazetarëve dhe dashamirësve të përlotur jashtë spitalit përpara se të largohej.
Ai u pa duke buzëqeshur dhe duke përshëndetur nga makina, përpara se të dilte për të folur me një turmë. Më pas ai u nis për në Vatikan.
Pranimi i Papës në spital erdhi përpara javës më të ngarkuar në kalendarin e krishterë për të shënuar Pashkët.
Java e Shenjtë, siç dihet, përfshin një orar të ngjeshur ngjarjesh dhe shërbimesh që mund të jenë fizikisht kërkuese.
Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni tha të premten se Papa pritej të merrte pjesë në shërbesën e kësaj fundjave për të Dielën e Palmës.Ai shtoi se Papa do të kthehej në Santa Marta, rezidenca papale brenda Vatikanit, pasi të largohej nga spitali.



