
Kryeministri Edi Rama në një ndalesë të bërë në qytetin e Gjirokastrës, deklaroi se duhet të rritet paga minimale.
Kreu i qeverisë tha se është koha për të menduar për punonjësit dhe për ata që ikin është koha për ti kthyer dhe se rritja e pagave është investim për njerëzit.
Si mund të kthehen kur shohin sa është paga minimale? Duhet të rrisim pagat e shërbëtorëve e shtetit. Në vitin 2023 do të vendosim një financim të veçantë për të përballuar këtë situatë.
Do të kemi buxhetin dyfish të 2013. Do ta çojmë pagën minimale 400 mijë lekë të vjetra. Duhet të rrisim të gjitha pagat e punonjësve të shtetit. Për fat të keq bota po shkon keq e më keq për shkak të konfliktit.
Kemi vendosur bonus të ri për rijetëzimin e shtëpive. Ne do të vendosim masën për ata që mbajnë shtëpinë e vjetër peng. Nuk mund të vazhdojë të mbajë.
Nuk mund ta mbash shtëpinë peng e të thuash jo nuk e hap. Do të gjejmë një sistem të jetë më detyrues.
Lidhur me situatën energjetike, Kryeministri shtoi se qeveria nuk do të lejojë që kriza e energjisë të shfaqet në faturën e energjisë.
Në këtë drejtim deklaroi se pavarësisht se është vendosur fasha 800 kw/h, po shihet mundësia që të mos vihet në zbatim edhe për muajin nëntor.
Tani jemi duke parë nëse do krijohet dot që të mos vendoset fasha në nëntor. Bashkë me kolegë të qeverisë jam me një mërzi të brendshme sa herë hapim sytë dhe nuk shohim shi, por nga ana tjetër duhet edhe kursim.
Duhen reshje dhe kursim. Nuk duhen dëgjuar hienat e darkave të rublave. Ne përmbushim 75 % të nevojave, 25 % importohet ndaj po investojmë.
Po punojmë edhe për TEC-in e Vlorës që më në fund do vihet në punë. Ne do bëjmë çmos që edhe rritjen e çmimeve ta përballojmë së bashku duke vendosur më shumë financa në si pozicion të njerëzve.



