Kampioniati botëror i peshëngritjes/ Gjoza: Nuk do të kthehemi nga botërori pa medalje (VIDEO)

Kampioniati botëror i peshëngritjes/ Gjoza: Nuk do të kthehemi nga botërori pa medalje (VIDEO)

Pesë sportistët shqiptarë do të përfaqësojnë Shqipërinë në kampionatin botëror të Peshëngritjes që do të zhvillohet nga data 7-17 dhjetor në Tashkent të Uzbekistanit janë  Briken Çalja, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Krenar Shoraj, ndërsa e vetmja femër është Evagjelia Veli.

Objektivat dhe pritshmëritë, sipas presidentit të Federatës së peshëngritjes Elez Gjoza, i ftuar në edicionin e lajmeve në MCN TV, janë se nuk do të kthehen nga ky botëror, pa medalje të fituara.

“Mendojmë që medaljen që nuk e arritëm të Briken Caljes në Olimpiadë, ta realizojmë në këtë botëror, pasi është e rëndësishme se marrin pjesë të gjitha ato shtete që ishin në Olimpiadë.

Këmi dy muaj që ekipi kombëtar i peshëngritjes po stërviten dhe po përgatiten.

Me datën 11 dhjetor, konkurrojnë dy sportistët tanë, që atë ditë do të jetë një betejë e vërtetë ndërmjet 40 konkurrentëve. Ne nuk do të kthehemi nga ky botëror pa medalje.

Presidenti i Federatës së peshëngritjes Elez Gjoza, shprehet optimist se ekipi është i kompletuar dhe se objektivat do të realizohen.

“Në këtë kuadër, them se stërvitja, vlerësimi nga Federata, nga Komiteti Olimpik, nga Bashkia, ka qenë permanent, dhe se gjithë këtë përkushtim ne do ta kthejmë në rezultat. Poashtu Evagjelia Veli, do të konkurrojnë në 55 kg peshë, momentalisht është në formë të jashtëzakonshme, është pretëndente. Shkojmë atje me një ekip të kompletuar dhe me objektiva të cilat do ti realizojmë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy