
Papa Françesku thotë se përballë çmendurisë së luftës, duhet të vazhdojmë të lutemi çdo ditë për paqe.
Lufta në Ukrainë është një fatkeqësi e pakuptimtë, një çmenduri. Duhet të lutemi për udhëheqësit e kombeve që të mos humbasin dëshirën e njerëzve që duan paqen dhe e dinë shumë mirë se armët nuk e sjellin kurrë.
Nga mesha e mbajtur në sheshin e Shën Pjetrit, kreu i Vatikanit shtoi se lotët e virgjëreshës Mari, janë lotët e popullit të Kievit.
Ai tha më tej se në ditët e sotme bëhet gjithnjë e më e vështirë është të dëgjojmë njëri-tjetrin deri në fund dhe ta lëmë tjetrin të shprehet.



