Kumria: Dyndje emigrantësh ilegalë në Britaninë e Madhe në prag të zgjedhjeve. Shqiptarët nuk janë më në fokus (VIDEO)

Kumria: Dyndje emigrantësh ilegalë në Britaninë e Madhe në prag të zgjedhjeve. Shqiptarët nuk janë më në fokus (VIDEO)

Avokati Saimir Kumria duke folur në MCN Live tha se në prag të zgjedhjeve në Britaninë e Madhe ka një rritje tej mase të numrit të emigrantëve ilegalë që hyjnë nga kanali i La Manashi-t. Megjithatë ai vë në dukje se numri i shqiptarët është aq i vogël saqë nuk reflektohet më në përqindje, në raportin e Home Office. Po ashtu Kumria thekson se shqiptarët nuk janë më në fokusin e mediave britanike sikurse ishin më parë. Ai shtoi se Rishi Sunak po e përdor kartën e ndalimit të emigracionit ilegal në prag të zgjedhjeve, duke paralajmëruar në një farë forme qytetarët që nëse s’e votojnë i pret një dyndje më e madhe emigrantësh.

 

Drupal Ad

 

 

 

"Në këto javë ku e gjithë vëmendja politike është në zgjedhjet, tashmë duket sikur vija bregdetare, kontrolli i bashkërenduar me Francën,  duket se ka çeduar. Duket një interes i lartë qytetarëve që kanë vendosur të emigrojnë në mënyrë ilegale drejt Mbretërisë së Bashkuar të shfrytëzojnë këto dy javë para zgjedhjeve, duke perceptuar që mund të ketë një liri veprimi më të gjerë se sa më përpara. Rishi Sunak ka për ta përdorur kartën, për të lobuar akoma më fort në politikbërjen e tij. Ai përdori një vendim strategjik sa i përket ndalimit të udhëtimeve të Ruandës dhe kërkimin e zgjedhjeve të parakohshme, në mënyrë që mos të ishte vërtetuar dhe realizuar dështimi i udhëtimeve në Ruanda, që t’i ishte faturuar akoma më rëndë politikës së Sunak. Në këtë moment ai e përdor dhe e trumbeton në mediat britanike, që nëse s’më votoni, kjo është ajo që u pret, një dyndje akoma më e lartë e migrantëve ilegalë. Në ditët që po konstatojmë është rritur tej mase numri i emigrantëve ilegale që hyjnë nga La Manshi.

Shqiptarët s’janë më siç kanë qenë në fokus të mediave britanike. Në referimin e fundit të Home Office, në totalin e emigrantëve që kanë hyrë në mënyrë ilegale kryesojnë afganët me 19 për qind, i ndjekin iranianët me 12 për qind, turqit me 9 për qind, Eritrea 9 për qind, dhe Iraku me 9 për qind. Shqiptarët s’janë te lista. Janë aq të pakët në numër, saqë s’janë prezent te lista në përqindje. Edhe nëse kanë hyrë nuk ka qenë më trumbetimi mediatik, ku kishte një agresivitet ‘ad personam’ kundër shqiptarëve. Sa më afër datës finale të zgjedhjeve të afrohemi me siguri që do bëhet më e ashpër gjuha ndaj emigrantëve ilegalë dhe do ketë një trysni ndaj emigrantëve ilegalë, duke parë numrin e ndalimeve të këtyre emigrantëve. Janë 24 mijë qytetarë të depërtuar, 5900 drejt Shqipërisë. Një pjesë e madhe e refuzimeve të azilit, nuk vjen se nuk besohet problematika që qytetari ka vërtetuar me dokumente, por sepse Shqipëria njihet si një vend i sigurt. Ka ndryshim rrënjësor në qasjen e dosjeve pas marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Janë ashpërsuar akoma më shumë kriteret ligjore për vizat. Te vizat e martesës është rritur kriteri financiar, që duhet të zotërojë njëri nga partnerët, që ka shkuar në 29 mijë paund për bashkimin familjar.

Kjo ka bërë që të ulet tej mase numri i aplikimeve për bashkimin familjar. Një problem tjetër ka ndodhur edhe me vizat e punës. Nga 26 mijë paund që ka qenë burimi financiar që duhet të vinte në dispozicion kompania britanike për një kontratë pune në 37 mijë paund. Në shifra jo zyrtare, pasi një pjesë kanë hyrë në mënyrë ilegale, flitet se janë nga 13 në 15 mijë qytetarë shqiptarë, që janë ilegalë të skeduar, që janë në procese ligjore. Ka Task Forca nga Home Hoffice që po monitorojnë sidomos lavazhet dhe po vendosin gjoba për ata që kanë punëtorë pa letra. Nëse Mbretëria e Bashkuar do rrisë kriteret ligjore dhe do vështirësuar procedurat, interesi për të ndjekur rrugën ilegale do jetë gjithmonë aktiv. Është më e përshtatshme të favorizohen procedurat ligjore për një migrim legal”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy