Konflikt pas aksidentit në Tiranë-Durrës, një person merret me forcë në makinë

Konflikt pas aksidentit në Tiranë-Durrës, një person merret me forcë në makinë

Një konflikt është shënuar në autostradën Tiranë- Durrës midis katër personave që udhëtonin në një automjet dhe dy të tjerëve me motor.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 të pasdites së të dielës në afërsi të Maminasit, ku fillimisht ka pasur një përplasje midis mjeteve.

Pas përplasjes, motori doli nga rruga dhe dy vëllezër janë konfliktuar me personat që ndodheshin në automjetin i cili u preu rrugën.

Në konflikt e sipër, personat që ndodheshin në automjet kanë marrë me forcë shtetasin Indrit Beqiraj në automjet dhe janë larguar.

Megjithatë, pas ndërhyrjes së policisë, ata e kanë lënë në rrugë personin që rrëmbyen dhe janë larguar. Denoncimi u bë nga vetë Indrit Beqiraj dhe vëllai i tij.

Lidhur me ngjarjen, policia po e trajton rastin si heqje të paligjshme të lirisë.

 

NJOFTIMI

Në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur “Koxhas”, shtetasit G. B. dhe I. B. (vëllezër), duke udhëtuar me motor, dyshohet se janë përfshirë në një incident rrugor, pasi një automjet ka goditur motorin e tyre, i cili për pasojë ka dalë nga rruga. Për këtë shkak, dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht me personat që ishin në automjet. 

Në konflikt e sipër, personat që ishin në automjet kanë marrë njërin prej vëllezërve, shtetasin I. B., të cilin e kanë lënë në rrugë, larg nga vendi i konfliktit, dhe më pas janë larguar.

Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë, në bazë të kallëzimit të shtetasit I. B., është regjistruar procedimi penal dhe po punohet për sqarimin e motivit dhe të rrethanave të ngjarjes, si dhe për implikimin e këtyre personave, në ngjarje të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy