
Pesë persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e së mërkurës, kur një makinë hyri në turmë në afërsi të sheshit “Shën Pjetër”, në Vatikan. Ngjarja shkaktoi frikë dhe panic për shkak të ngjashmërisë me sulmet terroriste.
Grupi që u godit nga makina janë qytetarë polakë, mes të cilëve dy fëmijë të moshës 5 dhe 6 vjeç dhe një tjetër 13 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimet e para rezultoi se drejtuesi i makinës, një shtetas italian 35 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit, me gjasa për shkak të rrugës së lagur nga shiu dhe ka goditur grupin e njerëzve në trotuar.
Verifikime të tjera treguan se drejtuesi i mjetit nuk kishte konsumuar alkool dhe lëvizte me shpejtësi brenda normave.



