Të hënën rinis Kuvendi, maxhoranca pritet të rrëzojë të gjitha dekretet e presidentit

Të hënën rinis Kuvendi, maxhoranca pritet të rrëzojë të gjitha dekretet e presidentit

Sesioni ri parlamentar pritet të jetë mjaft i “nxehtë” këtë shtator. Edhe pse dita e hënë, përkatsisht dita e parë e rinisjes së parlamentit, parashikohet që të jetë më shumë seancë solemne e punimeve të Kuvendit për sesionin e ri , megjithëkët maxhoranca nuk do të humb kohë për të vijuar axhendën e saj politike.

Në Kryesinë e Kuvendit do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve e Kuvendit, e cila do të miratojë edhe programin e punës dhe kalendarin e punimeve tre javore të Kuvendit. Drafti paraprak i kalendarit të punimeve të Kuvend që e disponojnë deputetët parashikon rrëzimin e të gjitha dekreteve të Presidentit Meta brenda datës 19 shtator, pra në dy seancat e para parlamentare. Sipas këtij kalendari, seancat e para të Kuvendit, pas asaj solemne, do të jenë në 12 shtator dhe në 19 shtator ku janë parashikuar që të rrëzohen të gjitha dekretet e Metës.

DATAT E DEKRETEVE

12 SHTATOR

Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11225, datë 15.07.2019 “Për kthimin e ligjit nr. 36/2019 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9900, datë 10.04.2008 “Për rezervat materiale të shtetit”

Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11226, datë 15.07.2019 “Për kthimin e ligjit nr. 37/2019 “Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, date 24.7.2008, dhe ndryshuar me ligjin nr. 3/2015″

Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11227, datë 15.07.2019 “Për kthimin e ligjit nr. 38/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore””

Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11235, datë 23.07.2019 “Për kthimin e ligjit nr. 42/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar””

19 SHTATOR

Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11248, datë 05.08.2019 “Për kthimin e ligjit nr. 44/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, date 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”

Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11251, datë 05.08.2019 “Për kthimin e ligjit nr. 50/2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar””

Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11254, datë 08.08.2019, “Për kthimin e ligjit nr. 51/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, dhe “Gjikuria”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Rruga Orikum – Llogara”, sh.p.k., për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (ura e Shën Elizës)””

Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11255, datë 08.08.2019, “Për kthimin e ligjit nr. 52/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot -Balldren””

Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11256, datë 08.08.2019, “Për kthimin e ligjit nr. 53/2019 “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë.

  Përdryshe Presidenti i vendit përgjatë muajve korrik dhe gusht ktheu për rishqyrtim në Kuvend 9 ligje të miratuara nga maxhoranca. Më të nxehtat ishin dy koncesionet për ndërtimin e rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, si edhe vetë ligji për Koncesionet. Maxhoranca, nga ana e saj, duket se do t’i marrë në shqyrtim sa më parë këto nisma ligjore. Por pritet për të parë nëse do të pranohen ose jo vërejtjet që ka bërë Presidenti Meta për këto nisma ligjore të miratuara në Parlament.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy