172 486 vaksinime anticovid janë kryer deri sot nga nisja e fushatës së vaksinimit “Shqipëria buzëqesh”, me ardhjen e sasive më të mëdha të vaksinave.
Shifra u bë e ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila shprehet se “prej fillimit të fushatës së vaksinimit janë kryer në total 172 486 vaksinime”.
Vetëm sot janë kryer 17023 vaksinime anticovid, në qendrat e vaksimit dhe në qendrat shëndetësore në gjithë vendin.



