Një qasje e re për trajtimin e osteoartritit

Një qasje e re për trajtimin e osteoartritit

Qelizat njerëzore kanë brenda tyre një “makineri” që i kthen sheqernat, yndyrnat dhe proteinat që ne marrim përmes ushqimit në energji, që pastaj përdoret nga miliona qeliza të trupit. Molekula që përdoret më shumë për të ruajtur atë energji quhet adenozina trifosfat, ose ATP. Së bashku me këtë rol qendror për metabolizmin, adenozina ndihmon gjithashtu në sinjalizimin e qelizave të tjera dhe shërben si një element i materialit gjenetik, duke u bërë kështu thelbësore për rritjen e indeve njerëzore.

Hulumtimet e mëparshme kishin treguar që mbajtja e furnizimeve me adenozinë, e njohur për ushqimin e qelizave të kërcit, parandalon osteoartritin.

Një studimi i ri i kryer nga Shkolla e Mjekësisë NYU Grossman, konsitoi në injektimin e adenozinës në nyjet e brejtësve, gjymtyrët e të cilëve ishin dëmtuar nga inflamacioni që vinte nga ndonjë dëmtim traumatik, siç është një ligament i dëmtuar, ose nga shtimi masiv i peshës që e çon presionin në nyje. Dëmi biologjik në këto raste është i ngjashëm, thonë studiuesit, me atë të qëndrueshëm në osteoartritin e njeriut.

Ajo që vunë re studiuesit pasi injektuan te brejtësit për tetë javë rresht adenonzinën ishte ritmi i shpejtë i rritjes së indeve të kërcit.

"Studimi ynë i fundit tregon se rimbushja e “depozitave” të adenozinës me anë të injeksionit funksionoi dhe si trajtim për osteoartritin në modelet shtazore të sëmundjes, dhe pa efekte anësore të dukshme", thotë autorja e studimit, Carmen Corciulo.

Corciulo thotë se është shumë shpejt për ta përdorur këtë model eksperimental si një terapi tek njerëzit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy