
Prokuroria e Tiranës ka lexuar pretencën sa i takon të akuzuarve për kallëzim të rremë mbi çështjen që njihet si “Babalja”.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që tre të pandehurit e çështjes “Babale” të shpallen fajtorë.
Për Fredi Alizotin është kërkuar 3 vite burg, për Ervin Salianjin 1.6 vite burg dhe 3.6 vite burg për Albert Veliun dhe 200 orë punë publike për gazetarin Jetmir Olldashin.
Për ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji, Prokuroria ka kërkuar sot 1 vit e 6 muaj pezullim nga funksionet politike dhe 3 vite shërbim prove, lidhur me audio-përgjimin për çështjen ‘Babalaja’, ku u fajësua për trafik droge vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Xhafaj, Agron Xhafaj.
Kështu, për ish-deputetin Ervin Salianji, prokuroria ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg, që të konvertuara shkojnë në 3 vite shërbim prove.
“Dënimi im është kërkuar që në momentin që unë kam bërë publike këtë rast apo edhe raste të tjera, por askush nuk do ia dalë dot të më mposhtë apo më të më izolojë”.
Me këtë reagim ka dalë sot nga ambientet e Gjykatës së Tiranës ish deputeti Ervin Salianji, një nga të pandehurit e çështjes së njohur “Babale”, ku prokuroria sot kërkoi për të dënimin me 1.6 vite burg. Por më pas u kërkua pezullimi i këtij dënimi me burg duke e konvertuar atë me 3 vite shërbim prove.
Pezullimi i dënimit me burg për Salianjin u kërkua vetëm nga prokurori Genci Qana, jo nga prokurori tjetër Kolë Hyseni.



